Ibrahimovic feston 41-vjetorin, Milani i bën urimin special: Nuk ka më lojtarë të tillë!

Zlatan Ibrahimovic feston sot 41-vjetorin e lindjes. Sulmuesi suedez vazhdon rikuperimin e pësuar në muajin maj, ndërkohë që të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në ditën e lindjes.

Mes tyre edhe ai i Milanit, klub të cilin e “ringjalli” me rikthimin e tij në Milanello në janarin e vitit 2020.

“Nuk ka më lojtarë të tillë. Me një fjalë: unik. Paç një ditëlindje hyjnore”, shkruajnë kampionët e Italisë.

Ibra vazhdon të punojë fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë dhe për të dhënë kontributin e tij me kuqezinjtë e Stefano Piolit, të cilët rikthehen të mërkurën në fushë për duelin vendimtar ndaj Chelsea në Champions League.