Ilir Meta tjetër takim me qytetarët: Ne do të garantojmë rikthimin e Llogaridhënies!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një tjetër takim me qytetarët për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se përfshirja aktive e secilit prej tyre, është vendimtare që zëri i qytetarit të dëgjohet.

"Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Përfshirja aktive e tyre,  vendimtare që zëri i tyre të dëgjohet.

Ndryshimi do të nisë nga Tirana!

Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e Llogaridhënies!", shkruan ai.