", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/02/auto_xhemi-shehu-fjoralba-ponari-500x3381664704639.jpg", "width": 900, "height": 608 } }

‘Rikthim në shtëpi’/ Xhemi Shehu do moderojë sërish ‘Portokalli’! Ndan foto krah Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit

Xhemi Shehu ka konfirmuar se do të rikthehet sërish si moderatore në skenën e Portokalli.Ajo publikoi disa foto nga skena krah dy kolegëve, Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit, me të cilët do prezantojë spektaklin e humorit për gjatë këtij sezoni.

“Rikthim në shtëpi”, shkroi Xhemi Shehu krahas imazheve.

Gjithashtu postoi një foto performon me trupën e baletit të “Portokallisë”. Rikthimi moderatores vjen 2 vite pasi ajo vendosi të largohej nga spektali i humorit.

Pas disa muajsh thashetheme, në tetor 2020 Xhemi Shehu konfirmoi largimin e bujshëm nga Portokalli.

“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shkroi ajo krahas një video në Instagram ku shfaqet krah Salsano Rrapit, me të cilin ka miqësi edhe jashtë televizionit.Ndërkohë, Xhemi Shehu pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Ajo u rikthye në Top Channel me “Qesh mirë kush qesh i fundit” pas shkëputjes gati njëvjeçare, por emisioni zgjati vetëm disa javë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 𝘟𝘩𝘦𝘮𝘪 𝘚𝘩𝘦𝘩𝘶 (@xhemishehu_)