'Pjesë e një organizate kriminale’, arrestohet 38 vjeçari nga Lezha, pritet ekstradimi drejt Italisë

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një 38-vjeçar në kërkim ndëkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas burimeve për SYRI-n, 38 vjeçari Elton Dodaj, banues në Lezhë, ishte dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, me masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Njoftimi i policisë/ Lezhë

Finalizohet nga Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar "Torino"

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 38-vjeçari në kërkim ndëkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar "Torino" si rezultat i të cilit u kap në Lezhë dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

-E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë 👮🏻👮‍️

#tëvendosurkundërkrimit ✅

#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve 👮🏻👮‍️🇦🇱