Fitore dramatike e Milanit, supergoli i Nedim Bajramit s’i vlen Empolit

Ndeshje e çmendur ka rezultuar sfida mes Empolit dhe Milanit.

Kuqezinjtë po udhëhiqnin 0-1 me golin e Rebic, por Nedim Bajrami realizoi në shtesë duke barazuar 1-1.

Por ku u mendua se të dy ekipet do merrnin nga një pikë, Ballo-Toure dhe Leao realizuan në fund duke i dhënë 3 pikë të arta Milanit.

Si përfundim, skuadra e Piolit me këtë fitore 1-3 ngjitet në vendin e 3 në Serie A, me vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli.