VIDEO/ Messi shënon një gol mjeshtëror nga goditja e dënimit, portieri as nuk lëviz nga vendi

Lionel Messi realizon një gol plot klas përballë Nices në “Parc des Princes”, në javën e nëntë të Ligue 1.

“Ylli” argjentinas fitoi një goditje të lirë të cilën e ekzekutoi me mjeshtëri, duke zhbllokuar rezultatin.

Edhe pse kishte marrë dy ditë pushim pas impenjimit me përfaqësuesen, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u aktivizua titullar dhe tregoi se po kalon një formë të shkëlqyer.