Sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhiakomo Vrioni, ka gjetur golin e parë në MLS për skuadrën e New England Revolution.

Në minutën e 32-të ai fitoi një 11-metërsh të cilin e shndërroi në gol me një stil “alla Zhorzhinjo”, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Gjithashtu kjo ishte dhe ndeshja e tij e parë si titullar me ekipin amerikan dhe këtë gol ja dedikoi shokut të tij të skuadrës, Lukas Masiel, i cili pësoi një dëmtim të rëndë.