Formula 1/ Leclerc vendos kohën më të mirë në provat zyrtare, do niset i pari në garën e Singaporit

Charles Leclerc do të niset i pari në Singapor, pasi ka vendosur kohën më të mirë në provat zyrtare, me 1 minutë e 49 sekonda e 412 të qindtat, të zhvilluara këtë të shtunë.

I dyti në krah të Leclerc doli një pilot i Red Bull, por jo Max Verstappen. Pas pilotit të Ferrarit u rendit Sergio Perez.

Ndërsa Lewis Hamilton do të niset i treti, me pilotin e Mercedes që u rendit pas Leclerc dhe Perez.

Sa i përket holandezit të Red Bull, Verstappen siguroi vendin e tetë në provat e lira, ndërsa Alonso me Alpine i mbyllën provat e lira në vend të 5-të.