Zgjedhjet për kreun e FRPD, del rezultati në Roskovec, ja si u ndanë votat

Të rinjtë demokratë votuan sot në të gjithë vendin për të zgjedhur kryetarin e ri të FRPD. 

Roskoveci është dega e parë e PD që përfundon procesin. 

Në votim kanë marrë pjesë 60 anëtarë të FRPD. 

Në përfundim të numërimit, ka rezultuar se kandidati Besart Xhaferi ka marrë 41 vota, 8 vota Alesia Balliu, 7 vota Mariglend Doçi, nga dy vota Arnold Kariqi dhe Barbara Doda.