Kylie Jenner merr vëmendje me një tjetër paraqitje unike gjatë Javë së Modës në Paris

Kylie Jenner u sigurua që të binte në sy teksa po shkonte për në sfilatën e “Copernit” gjatë Javës së Modës në Paris në Francë të premten (30 shtator).

Ylli i realitetit, 25 vjeç, u shfaq e veshur me një mini-fustan lëkure shumë të guximshme me një dekolte të thellë, teksa drejtonte yjet e rreshtit të parë që merrnin pjesë në sfilatë.

Kylie dukej absolutisht e mahnitshme në veshjen e cila shfaqte një dizajn abstrakt me lule me nuanca ta kaltra.

Fustani u ngjit në belin e saj të hollë dhe theksoi linjat e saj trupore dhe këmbët e tonifikuara.

Kylie përshtati dukjen elegante me taka të ngjashme nga marka francez “Coperini” bashkëthemeluar nga Sebastien Meyer dhe Arnaud Vaillant.

Ajo e përfundoi pamjen magjepsëse me një palë syze dielli pa kornizë.

Kylie gjithashtu trajtoi 369 milionë fansat dhe ndjekësit e saj me disa foto provokuese në Instagramin e saj më herët gjatë ditës.