Basketbollistet e SHBA-së fituan titullin e katërt radhazi kampion bote
Ekipi i basketbollit për femra i Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitoi titullin Kampion Botes pasi mundën Kinën me rezultat 83:61 në finalen e zhvilluar në Sydney të Australisë.
E pasigurt ishte vetëm në çerekun e parë (18:13), pas së cilës amerikanet e shtuan avantazhin minutë pas minute dhe fituan titullin e 11-të të më të mirëve në botë dhe të katërtin radhazi.
Më i miri në mesin e fituesve ishte A'Jaja Wilson me 19 pikë. Kelsey Plum shënoi 17 pikë, Jewell Loyd 11 dhe Chelsea Grey 10 pikë dhe tetë asistime.
Për kinezet, Li Yueru ishte më e mira me 19 pikë.
Më herët basketbollistet australianë fituan medaljen e bronztë duke mposhtur kombëtaren kanadeze me 95:65.