Viktor Ymeri revoltohet me gjyqtarët për izolimin në regjimin '41 bis', nxirret me polici nga salla

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Viktor Ymerit për të dalë nga regjimi 41 biss.

Burime bëjnë me dije se seanca e ditës së sotme e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, është shoqëruar me tensione të shumta pasi Ymeri ka ngritur pretendime se po trajtohet ndryshe nga të dënuarit e tjerë duke u mbajtur në izolim.

Në vijim të përplasjeve në seancë, gjykata ka urdhëruar policinë të largojnë të akuzuarin nga salla për të qetësuar situatën. Ymeri u vu në pranga në 8 Dhjetor të vitit 2020 në Tiranë pas urdhrit të SPAK në kuadër të hetimeve për vrasjet e bujshme të Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit.

Viktor Ymeri kishte qenë i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Që nga viti 1999 ai qëndroi në burgun e Lushnjës dhe Peqinit, deri kur nisi projektimin e tij për lirinë, gjë që e arriti dhjetorin e vitit 2019./Panorama/