Superliga/ Teuta dhe Vllaznia bëjnë ‘paqe’ në Niko Dovana’

Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në sfidën e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Durrsakët dhe shkodranët, pavarësisht një dueli të luajtur me shumë luftë mes tyre, nuk ia kanë dalë që të gjejnë rrugën e rrjetës në rastet që krijuan sidomos në pjesën e parë, pasi në të dytën nuk kishin shumë mundësi të vinin në rrezik portat e Qirkos dhe Zogoviç.

Kështu, Teuta shtyn përsëri takimin me fitoren e parë në kampionat, ndërsa Vllaznia humbet rastin për të vënën nën trysni Partizanin kryesues, i cili këtë javë ka derbin me Tiranën.