Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë

Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço, do të bëhen prindër për herë të tretë.

Lajmi është zbuluar në promon e puntatës së radhës të "Ëndërrtjerrësit".

Video e episodit të 12-të të emisionit tregon një sekuencë ku të ftuarit urojnë Ledion Liçon “me një gocë”, gjë që do të thotë se Sara është shtatzënë.

Ledioni flet i përlotur për krijuesin e Top Chanel, Dritan Hoxhën:

“Për mua është pishman i madh, që tre fëmijët nuk do e njohin kurrë gjyshin e tyre.”

Megjithëse ende nuk dihen detaje të tjera, me sa duket Ledioni do që të jetë vajzë fëmija i tretë.

Sara dhe Ledioni janë prindër të dy djemve, London dhe Roman.