VIDEO/ Vlora mbulohet nga tymi i zi, alarmohen qytetarët

Qytetarët e Vlorës janë alarmuar mbrëmjen e sotme, pasi një tym i zi ka mbuluar krejt qytetin.

Deri më tani mësohet se një zjarr i qëllimshëm në zonën e inerteve në Jalli të Vlorës, është shkaktari i alarmit.

Në këtë zonë po digjen dhjetëra goma mjetesh, që kanë shkaktuar panik te qytetarët.

Banorët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.