Meta-Ramës: Hiq dorë nga amnistia fiskale! Shpërfillja e ndërkombëtarëve, e patolerueshme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një statusi në Twitter i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga projektligji për amnistinë fiskale.

Ish-Presidenti Ilir Meta, shprehet se ky projektligj është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit.

Më tej ai thotë se shpërfillja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj shqetësimeve të partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, është e papranueshme dhe e patolerueshme.