VIDEO/ Piloti i Formula 1 shpëton për mrekulli, i merr flakë makina në bokse

Makina Alpha Tauri e Pierre Gasly mori flakë papritur teksa piloti francez ishte në bokse.

Në fakt, gjithçka ishte nën kontroll me mekanikët që po shoqëronin makinën së bashku me pilotin në brendësinë e bokseve teksa po zhvillohej sesioni i dytë i provave të lira në Singapor.

Por, pjesa e pasme e Alpha Taurit mori flakë ndërsa Gasly mundi të largohej nga makina në limite pa pësuar dëme.

Për fat të mirë mekanikët u treguan të shpejtë dhe e fikën menjëherë zjarrin, ndërsa në ndihmë erdhën edhe mekanikën e Aston Martin të gjendur aty pranë.