Rrezohet nga pema, i moshuari humb jetën në spital
Një 70 vjeçar është rrëzuar nga pema ditën e sotme ku për pasojë ka ndërruar jetën në spital.
Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Kolonjë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.