VIDEO/ Zhbllokohet sfida, shijakasit pësojnë golin e parë të kampionatit
Bylis ka kaluar në avantazh 1-0 nw përballjen ndaj Erzenit, sfidë e vlefshme për javën e gjashtë në Superiore.
Në minutën e 10’ Lajthia godet bukur me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe mposht Xhikën.
Ky ishte goli i parë i pësuar nga Erzeni në Superiore për këtë sezon.