Erdogan padit politikanin gjerman pasi e quajti mi kanalesh

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të përshkallëzohen. Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka paditur zëvendëspresidentin e Bundestagut wolfgang Kubicki pas deklaratave të këtij të fundit, ku e quajti Erdogan, ‘miu i kanalizimeve’.

Gjithashtu Kubicki e akuzoi presidentin turk se çështjen e refugjatëve po e përdor për të ushtruar presion politik mbi Europën.

Ndërsa ambasadori gjerman në Ankara është thirrur në Ministrinë e Jashtme turke për të dhënë shpjegime.

Sipas një raporti në revistën Spiegel, letra e Kaplan drejtuar zyrës së prokurorit të përgjithshëm pretendonte se deklarata e Kubicki ishte "përçmimi i personit në fjalë" dhe "një sulm i paligjshëm ndaj nderit të një personi tjetër".