E quajti ‘miu i kanalizimeve’, Erdogan padit zëvendëspresidentin e Bundestagut

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të përshkallëzohen. Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka paditur zëvendëspresidentin e Bundestagut wolfgang Kubicki pas deklaratave të këtij të fundit, ku e quajti Erdogan, ‘miu i kanalizimeve’.

Gjithashtu Kubicki e akuzoi presidentin turk se çështjen e refugjatëve po e përdor për të ushtruar presion politik mbi Europën.

Ndërsa ambasadori gjerman në Ankara është thirrur në Ministrinë e Jashtme turke për të dhënë shpjegime.