17-vjeçari bën për spital dy persona në Kavajë

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë në lagjen Nr.5.

Dy të plagosurit, T.V. 25 vjeç dhe M.Sh. 16 vjeç u goditën me thikë i pari dhe me sende të forta adoleshenti.

Autori i dyshuar i ngjarjes, 17-vjeçari me iniciale F.S. është shoqëruar në komisariatin e policisë dhe po punon për sqarimin e rrethanave.