OKB: Aneksimi i zonave të okupuara të Ukrainës është një përshkallëzim i rrezikshëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar se aneksimi i zonave të okupuara të Ukrainës tani është një plan që do të shënonte një ‘përshkallëzim të rrezikshëm’’ që do të rrezikonte perspektivat për paqen në rajon.

‘’Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zhaporizhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet. Referendumet nuk mund të quhen një shprehje e vërtetë e vullnetit popullor' është shprehur Guterres.

“Federata Ruse, si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ndan një përgjegjësi të veçantë për të respektuar Kartën”, shtoi Guterres.