FOTO/ Ledri Vula di si ta përkëdhel veten, blen 'bishën' 100 mijë euroshe

Çfarë të mbjellësh do të korrësh! Pas një sezoni të mundimshëm me koncerte të njëpasnjëshme, Ledri Vula është shpërblyer në mënyrën më të mirë.

Reperi e ka përkëdhelur veten me një dhuratë e cila kap shifrat e 100 mijë eurove. Bëhet fjalë për një makinë të tipit “ Porsche Carrera 911 TURBO”.

Ndonëse Ledri në faqen e tij zyrtare në Instagram nuk ka postuar akoma foto të dhuratës luksoze, ky lajm është bërë i ditur nga disa imazhe të ndarë në Instagramin e kompanisë ku e ka blerë makinën.

Në foto dukej Vula i cili kishte pozuar pranë “bishës” së re.