Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Greqi, ngacmonte të miturën dhe…

Ka rënë në prangat e policisë emigranti shqiptar, i shpallur prej vitesh në kërkim nga policia greke.

40-vjeçari i cili u arrestua ditën e djeshme në Follorinë është dënuar nga Gjykata greke me 15 vite burgim për joshje të një të miture dhe akte të turpshme.

Protothema.gr raporton se shpallja e dënimit me 15 vite burg është bërë pa prezencën e shqiptarit, pasi ai ishte në arrti.

Megjithatë plani i tij për t’i shpëtuar prangave dështoi dje. 40-vjeçari është transportuar në burg për të kryer dënimin e tij prej 15 vitesh.