Amnistia fiskale, Balliu: Rama po zbaton marrëveshjen politikë-krim

Shefi i Organizmit të PD-së, Klevis Balliu, e shikon të çuar dëm tentativën e diplomatëve të huaj të ajkredituar në vendin tonë kundër amniastisë fiskale.

Për Rtv Ora , Balliu thotë se Rama me këtë nismë synon zbatimin e marrëveshjes me krimin, ndërsa ndërkombëtarët sipas tij do të duhet ta shohin qartë këtë realitet dhe ta trajtojnë këtë qeveri si të tillë.

Balliu: Ambasadorët dhe diplomacia është e çuar dëm në këtë diskutim, nuk bëhet fjalë për një ide apo proces ekonomik por për zbatimin e një marrëveshje politikë-krim. Amnistia fiskale ka qëllim amnistinë e parave të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës që sot pastrohet në lekët e ndërtimit dhe në pallate të cilat në 6 vite janë 4.2 milionë metër katrorë të dhëna.

Sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare këtu ka hyrë dhe Ndragheta, një nga iorganizqatat kriminale më të rrezikshme të botës që pastrojnë para. Aministia fiskale ka në bërthamë të vet këtë mision, të amnistojë paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit që janë bërë në ato prtojekte me vlera të pashpjeguesi si 30 mln euro kilometri etj.

Duhet që ndërkombëtarët të nohin se kjo qeveri tanimë ka një bashkëpunim tanimë dhe të hapur me krimin e organizuar dhe duhet ta trajtojë këtë qeveri si të tillë. Çdo reformë dhe projekt i kësaj qeveri ka për mision mbajtjen e marrëveshjes politikë-krim, PS dhe organizatat kriminale.

E ndërsa Rama në ligjërimet e tij në mbrojtje në aministisë nuk kurse dhe gjuhën tallëse ndaj ndërkombëtarëve, Balliu thotë se Shqipëria është kompania personale e Kryeministrit dhe prova më e fundit ishte bashkëshortja e tij në selinë e OKB përkrah ministres Xhaçka.

Balliu: Rama e sheh Shqipërinë si kompani të cilën e ka të veten dhe do ta përdorë derisa të marrë gjithçka që ka ky vend, prandaj gruaja e tij shkon në OKB me ministren Xhaçka, e shohin si pronë familjare të  veten, qytetarët janë ata punonjësit e bezdisshëm që tek-tuk thonë ndonjë fjalë, nxjerrin ndonjë pisllëk. Ka rëndësi paraja. Edi Rama e ka atë post për të bërë para, është sëmundje e tij dhe qeverisë së tij. Nuk ka qeveri më të korruptuar në gjithë botën.

Situatën ekonomike e sheh shqetësuese, ndërsa ndihmën e qeverisë inekzistente.

Balliu: Sapo është rritur çmimi i naftës dhe benzinës përsëri, ndërkohë që do kemi rritje katastrofike të çmimit të energjisë.