FOTO/ ‘Benz-i’ përfundon në kanal në aksin Gjirokastër-Tepelenë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Gjirokaster-Tëpelenë pranë fshatit Picar.

Sipas burimeve për SYRI-n, një automjet tip ‘Benz’ 250 ka dal nga rruga duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit është lënduar vetëm një person.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.