Berisha: Sot ditëlindja e Presidentit Nishani, një bashkudhëtar në procesin e gjatë të shtetndërtimit

Kryetari i Partisë Demokratike ka përkujtuar ditën e sotme, ditëlindjen e të ndjerit Presidentit Bujar Nishani.

‘Sot përkujtojmë, në ditën e lindjes, një mik dhe bashkëpunëtor, Presidentin Bujar Nishani, një nga bashkudhëtarët në rrugëtimin e gjatë me demokratët, dhe në procesin e vështirë të shtetndërtimit’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha ka njoftuar një bashkëbisedim në nderim të Presidentit Nishani në Facebook, në orën 19:00.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot përkujtojmë, në ditën e lindjes, një mik dhe bashkëpunëtor, Presidentin Bujar Nishani, një nga bashkudhëtarët në rrugëtimin e gjatë me demokratët, dhe në procesin e vështirë të shtetndërtimit.

Ju ftoj të na bashkoheni në këtë In Memoriam, këtu në Facebook, në ora 19.00.