Mozzik feston sot ditëlindjen por Getinjo ka dy fjalë zemre për vëllain e tij

Reperi Mozzik feston sot ditëlindjen. Ai mbush 27 vjeç.

Reperi i njohur ka marrë urime të shumta në këtë ditë të shënuar për të por sigurisht që nuk mund të mungonte dhe një urim nga vëllai i tij, Getinjo.

Urimi i Getinjos ishte mjaft i ndjerë dhe plot dashuri.

“Urime ditëlindjen gjaku im, të rujt Zoti gjithmonë bashkë me neve. Të dua”, shkruan Getinjo teksa ka publikuar një foto në story të Mozzik.

Ndërkohë, reperi i njohur është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes! Ai ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Të dua”, një dedikim për vajzën e tij, Hanën.

Në këtë këngë reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.

Arsyeja pse u ndanë? “Më mirë s’po e tregoj se është shumë e rëndë” thotë Mozzik, ndaj dyshimet nisën menjëherë. Fansat aluduan për një tradhti nga Loredana, duke qenë se Mozzik shfaqej i revoltuar në rreshtat e tij.

As Loredana s’ka ndenjur duarkryq por i ka dhënë mundësi ndjekësve në Instagram ta pyesin, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

“A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën”?

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.