Lojtarët pothuajse u shtypën dhe tifozët që po filmonin mbetën të tronditur. U dëgjuan edhe britmat e tifozëve të shumtë të Belgranit të pranishëm.

Festa zgjati më shumë se katër orë pas fitores ndaj skuadrës Brown de Adrogue (3-2), por mund të kthehej në një fatkeqësi të paprecedentë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/September/29/auto_Screenshot_121664455903.png", "width": 900, "height": 599 } }

Video e frikshme nga Argjentina: Lojtarët për pak sa nuk kanë humbur jetën gjatë festimeve

Festa e futbollistëve të Belgranos pas rikthimit në elitën e futbollit argjentinas për pak sa nuk rezultoi në një katastrofë e paprecedentë pasi lojtarët për pak goditën me kokë një urë.

Lojtarët e Belgranos me dhjetëra mijëra tifozë festuan rikthimin në elitë. Ata e bënë këtë duke ngarë një autobus të hapur nëpër qytet dhe duke festuar me fansat e tyre.

Mirëpo, në një moment është regjistruar një video e frikshme. Autobusi ka kaluar mu nën urë dhe vetëm reagimi i futbollistëve të kthjellët ka parandaluar një tragjedi të paprecedentë.

Shoferi bëri një gabim dhe ura ishte vetëm disa centimetra mbi kokat e futbollistëve. Futbollistët arritën të ulen mjaftueshëm sa për të shmangur goditjen fatale.