Pas lajmeve për tradhtitë, Adam Levine dhe Behati Prinsloo shfaqen më të qeshur se kurrë

Adam Levine and Behati Prinsloo po marrin një pauzë të shkurtër ka e gjithë bota dhe po shpenzojnë pak kohë vetëm në Las Vegas.

Jo më larg se dje, çifti u shfaq në një avion privat në Santa Barbara, Kaliforni, gati për të shkuar në Las Vegas. Si dukeshin? Kaq të lumtur, me buzëqeshje vesh më vesh.

Prinsloo – e cila është duke pritur fëmijën e tretë të çiftit – veshi një mini-fustan me printe leopardi, xhaketë shiu gri dhe kambale të zeza dhe vendosi që veshjen ta kompletojë me syze të errëta ovale, një varëse me kristal, një orë gold dhe disa unaza.

Kjo arratisje e çiftit vjen pas akuzave që gëluan nëpër internet nga vajza të ndryshme se Adam Levine po tradhtonte Behati-n, ndërkohë që u shkruante në Instagram këtyre vajzave.

Këngëtari i “Maroon 5” ka pranuar se e “ka tejkaluar masën”, por mohoi kategorikisht akuzat për tradhti fizike, duke theksuar edhe se së bashku me familjen, po marrin kohën e duhur për të rikuperuar marrëdhënien.