Rama nuk shkon në takimin me ambasadorët, u çon Taulant Ballën

Kryeministri Edi Rama ftoi në një takim mëngjesin e sotëm ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku do të diskutonte për amnistinë fiskale, por në momentin e fundit ka vendosur që të mos jetë i pranishëm.

Në takimin informal, të zhvilluar tek “Vila 30” në kryeqytet, morën pjesë ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe zgjati për rreth 60 minuta, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Pas përfundimit të takimit, Taulant Balla doli i shoqëruar me ambasadorin britanik, por nuk pati një deklaratë për mediat.

Ditën e djeshme, Rama është shprehur i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarëve.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve.