Mbyllja e kopshtit 'Zubey Hanim', edukatorja: Ku të shkoj në këtë kohë krize

Prindërit, nxënësit dhe edukatoret janë mbledhur përpara godinës së Qeverisë, për të protestuar ndaj mbylljes së kopshtit të tyre  "Zübeyde Hanım" në kolegjin “Turgut Ozal” në Tiranë.

Ky kopësht, pjesë e institucioneve arsimore të Fondacionit Gylistan, është mbyllur po ashtu si shkollat e mesme, me urdhër të Qeverisë shqiptare, e cila nuk ia rinovoi  licensësn.

'Ku të shkoj në këtë kohë krizë. Nuk ka asnjë kopsht tjetër që të kishte këto kushte, 8 tualete në një kat. Të na kishte lajmëruar më para se kemi qera për të paguar. Ne jemi shokuar nuk e prisnim këtë vendim, aq më tepër nga gjykata'- është shprehur edukatorja e kopshtit.