Shakaja e tij për Sarën u keqkuptua, reagon DJ PM dhe ka dy fjalë për të thënë

Sarah Berisha dhe Dj PM janë shumë të komentuar në showbizin shqiptar. Ata janë gjatë gjithë kohës në vëmendje që pas daljes nga BBV.

Së fundmi, ai i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Dikush e pyet nëse u mërzit kur shakaja e tij për Sarën u mor për keq.

“Perderisa Sarah e ka ditur paraprakisht që do bëj shaka dhe përderisa e ka postu vet nuk ka vend për nervozizëm, as nuk do të ketë kurr, edhe kur ti propozoj sbesoj që do e hedh videon me plot foto tjera bashkë por do e hedhim si video t’vecant keshtu që jam i lumtur që kam 1 person që i kupton shakatë sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Përndryshe nëse i propozoj ndonjëherë sdo e bëj diku ku ti marrë vëmendjen të tjerve e aq më pak në darsëm e shokut tim t’ngushtë”, shkruan Dj PM.