'Më mungon shumë', Fiona Nishani postim prekës për të atin e ndjerë në ditën e lindjes

Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani ka kujtuar të atin në ditën e lindjes.

Përmes një postimi prekës në Instagram, Fiona shpreh mungesën e të atit.

“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan Fiona.

Familja dhe të afërmit kanë përkujtuar këtë ditë duke shprehur dhimbjen për mungesën dhe boshllëkun që ish-Presidenti ka lënë.

Këtë vit, Nishani do të kishte 56-vjetorin e lindjes, por ish kreu i shtetit shqiptar u nda nga jeta më 28 maj, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar.

Ish presidenti ishte dërguar për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Bujar Nishani lindi në Durrës më 29 shtator 1966.