Megaoperacion antidroge në Itali, Belgjikë dhe Holandë, shqiptarët në krye të bandës

Një megaoperacion është kryer, midis provincave në Trento, Brescia, Vicenza, Mantua, Prato dhe Bari, Itali si dhe në Belgjikë dhe Holandë.

 Karabinierët e Komandës Provinciale të Trentos, me bashkëpunimin e departamenteve kompetente territoriale dhe forcave të huaja policore (të aktivizuara përmes Shërbimit Qendror të Bashkëpunimit Ndërkombëtar), kanë ekzekutuar një urdhër arresti ndaj 38 personave (15 marokenë, 8 shqiptarë, 3 tunizianë, 1 algjerian, 1 kosovarë dhe 10 italianë) të cilët akuzohen se ishin pjesë e një rrjeti që synonte trafikimin ndërkombëtar dhe tregtimin e drogës.

Pas kontrolleve të kryera në shtëpitë e të arrestuarëve, policia gjeti dhe sekuestrimin e gjithsej 1 kg kokainë, 160 gr. hashash, 32.000 euro cash dhe një orë luksoze.

Hetimi i nisur në maj 2020 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Trentos, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e dy organizatave të veçanta kriminale të dedikuara për tregtimin dhe trafikun e drogës. 

Organizata e parë, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë ishin të vendosur në Trentino dhe furnizonte shumë pushues në zonë me heroinë, por edhe kokainë, hashash dhe marihuanë.

 Konkretisht, heroina vinte nga zona e Milanos dhe u rishpërndante, në sasira të mëdha, tregtarëve tunizianë të drogës që operonin me pakicë në Trento, ndërsa kokaina blihej nga furnitorët në Campania dhe transportohej në Trento - çdo javë - si me makina ashtu edhe me rrugë hekurudhore.

Organizata e dytë, e përbërë kryesisht nga afrikano-veriorë, kishte zhvilluar në vend të kësaj një trafik të vërtetë ndërkombëtar të kokainës, e cila importohej nga Belgjika dhe Hollanda për të furnizuar sheshet e Alto Garda dhe Basso Sarca. 

Hetimet të cilat u shtrinë edhe në provincat Brescia dhe Vicenza, gjatë zhvillimit të saj bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 11 personave dhe sekuestrimin e 23 kilogramë kokainë, një kilogram heroinë dhe një kilogram e gjysmë marihuanë./Ansa