Icardi s’e pranon ndarjen, vazhdon të postojë foto të ‘nxehta’ me Wandën

Mauro Icardi duket se ende nuk e pranon deklaratën e dhënë nga bashkëshortja e tij, Wanda Nara, në lidhje me kërkesën që kjo e fundit ka shprehur për t’u divorcuar.

Së fundmi ai ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me bukuroshen argjentinase në krahë, gjatë një momenti të nxehtë dhe pasionant, kur kaluan pushimet e tyre në Afrikë.

Nga ana tjetër, Wanda ende nuk ka folur më për këtë ngjarje pas asaj deklarate të disa ditëve më parë dhe së fundmi ajo nuk ka postuar asnjë foto me Icardin, duke ngritur ende akoma dhe më shumë pikëpyetje.