Ballkani merr vendimin për Ilir Dajën

Ilir Daja do të vazhdojë të jetë trajner i Ballkanit.

Kjo u zyrtarizua sot nga klubi suharekas, që zbuloi se kanë rinovuar kontratën e trajnerit shqiptar edhe për dy vite.

Daja e shpalli Ballkanin kampion të Kosovës dhe e udhëhoqi drejt kualifikimit në grupe të Ligës së Konferencës.