Kupa e Shqipërisë/ Partizani ‘ngec’ përballë ekipit modest në stadiumin e ri
Kupa e Shqipërisë luajti ndeshjet e turit të parë, me surprizat që nuk munguan në Grupin A.
Partizani nuk e inauguroi siç duhet stadiumin e ri, ku ngeci përballë Orikut me rezultatin 0-0.
Nga ana tjetër, rivalët e të kuqve, Tirana, mundi pa vështirësi Koplikun me rezultatin 0-3.
Në këtë grup gjithashtu fitore mori dhe Lushnja, e cila mundi me rezultatin 2-0 Tërbunin.
Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 12 tetor, kur Partizani nuk do të kërkojë që të surprizohet, ndërsa Tirana dhe Lushnja do të luajnë për të ruajtur rezultatet e tyre.
Rezultatet
Partizani-Oriku 0-0
Veleçiku-Tirana 0-3
Lushnja-Tërbuni 2-0
Butrinti-Dinamo 0-1