Autonomi për serbët e Kosovës? Diplomati amerikan: Kjo s’është e mirë as për Serbinë

Përfaqësuesi i Amerikës në bisedimet e Vjenës, Frank Wisner, ka deklaruar se nuk është në favor të një autonomie për serbët e Kosovës.
 
“Jam shumë skeptik që definicioni serb i autonomisë nuk përfshin një Republika Srpska ekuivalente sikur në Bosnjë e Hercegovinë, dhe që kjo është diçka që unë besoj se do të ishte e tmerrshme edhe për Serbinë, sepse problemet do të vazhdonin, sikurse edhe për Kosovën”, është shprehur Wisner për Zërin e Amerikës.
 
“Nuk jam në favor të një autonomie, marrëveshja është në planin origjinal të Ahtisaarit, që ju jep mbrojtje serbëve. Është e mjaftueshme dhe nuk kemi nevojë për autonomi të plotë që hap porta për ngjarje të pakëndshme”.