SYRI TV/ 'Bujqësi në pension': 65-vjeçarët rikthehen si krahë pune

Bujqësia në pension! Kështu mund të cilësohet situata e fermerëve në Korçë, të cilët sikur të mos u mjaftojë mungesa e tregut për shitjen e prodhimit, tashmë nuk kanë as punëtorë.

Gazetarja e Syri Televizion, Sidorela Xhomaqi pa nga afër disa platancione me mollë në Maliq, ku mosha mesatare e punëtorëve është mbi 65 vjeç. Pensionistët udhëtojnë çdo ditë nga fshati në fshat, për të punuar në platancionet e mollëve!

Syri TV udhëtoi drejt bashkisë së Maliqit, në fshatin Gollobërdë. Mungesa e krahut të punës është ndër problemet aktuale që po përballen fermerët e zonës.

Në pamundësi të gjetjes së punëtorëve, fermerët kanë marrë përsipër të fillojnë vjeljen të vetëm. Të rinjtë janë larguar drejt Greqisë apo Maqedonisë pasi të ardhurat janë më të larta.

Pensionistë dhe me moshë mbi 60 vjeç janë shumica e punëtorëve që po vjelin mollët në fushat e Korçës. Fermerët thonë se veç mungesës së fuqisë punëtore, mungesa e tregut për shitjen e prodhimit, po kthehet në kosto të shtuar për ta.

Nëse dështojnë, zgjidhjen e kanë gati.

E ndërsa SYRI TV e ka ngritur shpesh herë shqetësimin mbi tregun fermerët shprehen se po e mbledhin mollën për ta magazinuar, pasi aktualisht molla po shitet me 35 lekë për kg.

Gazetare: S. Xhomaqi

 Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier. T. Foto