Pogradec, protestojnë pensionistët dhe minatorët

Shoqata e Pensionistëve dhe Sindikata e Minatorëve kanë dalë sot në protestë, në qytetin e Pogradecit.

Sipas organizatorëve, protesta i është drejtuar qeverisë për të kërkuar rritje të pensioneve dhe të paketës së ndihmës, pasi sipas tyre ato janë shumë të ulëta dhe aktualisht nuk ia dalin dot.

Pensionistët kërkojnë edhe subvencione më të larta për dritat, ujin dhe energjinë, dhe në përgjithësi më shumë shërbime kundrejt tyre.

Nga ana e tyre, minatorët protestojnë për rrogat, që sipas tyre janë “sa gjysma e pagesës së telefonave të deputetëve”, siç shkruhet në pankartat që mbajnë.