Rihanna shfaqet për herë të parë në publik pas lajmet se do performojë në 'Super Bowl'

Rihanna u pa në New York së fundmi në daljen e saj të parë publike që kur u njoftua se do të ishte kryesuese e shfaqjes së pjesës së parë në “Super Bowl LVII”  në 2023.

34-vjeçarja me origjinë nga Barbadosi, ishte e veshur me një xhaketë saten blu mbi një bluzë të zezë me një grafikë mbi të, ndërsa ajo u pa duke dalë nga një studio regjistrimi.

Këngëtarja mbante një kapele të zezë mbi flokët e saj të gjatë të zinj, me pantallona blu të errët dhe atlete të bardha Adidas, shoqëruar me një çantë ngjyrë vjollcë nga Chanel.

Artistja fituese e Grammy-it u pa me të dashurin A$AP Rocky, me të cilin ajo ka një djalë të vogël, dy ditë pasi ai u përfol nga fansat pas një seti të shkurtuar në Festivalin Rolling Loud në Citi Field në New York. A$AP Rocky veshi një xhaketë jeshile mbi një bluzë blu me pantallona dhe çizme me model të bardhë.

Këngëtarja e Diamonds konfirmoi pjesëmarrjen e saj në ngjarje në një postim në Instagram të dielën, ku dora e saj mbante një top futbolli. NFL e ripostoi fotografinë, duke shkruar, ‘Let’s GO – @badgalriri @rocnation #SBLVII @applemusic @nflonfox.’