Shteti bën shpenzime luksi, fermerët e Frakullës braktisin tokat pranë Vjosës nga frika e përmbytjeve

Teksa miliona euro hidhen për argjinaturat e pistës se Formula1 dhe kur sinoptikanët ngrenë alarmin se do ketë reshje të shumta dhe si pasojë do ketë përmbytje, shteti harron argjinaturat e lumit Vjosa ku mbyten tokat dhe prodhimet e fermerëve dhe banorëve.

Kur takon fermerë të Kafarajt në zonën e Frakullës ata pohojnë se tokat që janë pranë lumit Vjosa i kanë lënë pa punuar dhe pa mbjellë me kultura të stinës pasi shteti nuk ka investuar në argjinatura mbrojtëse dhe frika nga përmbytjet nga njëra anë dhe mos dhënia e dëmshpërblimeve nga ana e qeverisë ka detyruar që të ndërmarrin këto veprime.

Fermerët thonë se i kanë abandonuar ato toka nga frika e përmbytjeve dhe kanë shkuar diku më larg duke marr toka me qera, një pjesë i ka lënë duke u rikthyer në emigracion.

Ata që flasin janë të paktë, të tjerë nuk flasin duke thënë se: 'Kemi folur sa jemi lodhur dhe qeveria nuk ndërmerr asgjë. Një gjë është shumë e vërtetë nga frika e përmbytjeve tokat po braktisen dhe fermerët po marrin toka me qera\.

Një fermer pohon se i ka dërguar dhe letër ministres së bujqësisë Frida Krifsa ku e pyeste se a ka marr masa ministria që të dinë ti mbjellin tokat apo jo, por duke mos marr përgjigje i ka braktisur e ka marr toka m qera që të vijojë punën.

Të pyetur nëse prurjet e lumit Vjosa kanë marr tokë në zonën e tyre ata pohojnë se-'Është e vërtetë që ka marr tokë, bile lumi ka gërryer edhe rrugën që të çon nga pylli'.

Pikërisht në këtë vend bashkia Fier ka nisur të investojë për të eleminuar gërryerjen e lumit Vjosa por jashtë kamerës ata thonë se po investohet sepse aty ku ka gërryer lumi toka është e administratorit të njësisë administrative Frakull.