Shqipëria në avantazh, Lenjani ndëshkon islandezët

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Islandës në “Air Albania” ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës B të Kombeve, shkruan Syri.net.

Në minutën e 9-të Islanda mbetet me dhjetë lojtarë. Uzuni pengohet nga Gunnarson dhe gjyqtari pasi konsultohet me sistemin VAR, e nxjerr futbollistin islandez me karton të kuq.

Kjo sikur i favorizon kuqezinjtë, të cilët arrijnë të zhbllokojnë rezultatin me Lenjanin në minutën e 36-të.