Rama e 'shtrëngoi' kaq shumë Salillarin, sa i dha 8 mln euro që kur i kapi pallatin pa leje

Nga e thëna në të bërë.

"Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të lejeve të ndërtimit. Se deri tani na ka prishur punë llumi i prokurorëve dhe policëve, qe ja u mbyllin çeshtjet me lekë të kamurve,"- tha kryeministri. Kjo është propaganda. Tani shikoni faktet.

Doli qeveria para dy javësh dhe tha që kemi kapur Salillarin me pallat pa leje. Doli e tha vete. Nga ajo datë e deri më sot i ka dhënë 8 milionë euro tendera. 8 milionë euro tendera për më pak se 10 ditë. Pra i kapën pallatin pa leje, pastaj ja shtrenguan aq shumë politikën sa i dhanë 8 milionë euro kontrata për të rregulluar llaçin e kalasë së Ali Pashës dhe pistën e garave në Elbasan.

Tani, popullit i ka mbetur t'i lutet Kryeministrit, aman mos e shtrëngo më shumë politikën e ndertimeve pa leje se nuk mbajmë dot. Se është një risk i madh, që këtij biznesmenit në fjale t'i japin një kontratë 300 milionë euro pas ca ditësh. Domethenë t'ia shtrëngojnë edhe më shumë.

Ndërkohë, Advance Business Solutions, kuçedra që thith paratë e AKSHI-t dhe që ka patur kontratat më të mëdha për sigurinë e sistemeve qeveritare, (shumica sekrete) sot mori një kontratë tjetër 5.3 milionë euro nga AKSHI.

Pse nuk u doli asnjëherë emri kompanive që ishin përgjegjëse për sigurinë e serverave të qeverisë? Pse nuk iu kërkua asnjë përgjegjësi këtyre kompanive sepse keto kanë marrë qindra milionë euro për sigurinë e serverave? Pikërisht kjo kompania ishte një nga arsyet. Se gjurmët çonin afër, por shumë afër, vendit që nuk duhet të çonin.

Mos ja u shtrëngoni shumë këtyre, por lironi ata mijëra fakira që keni futur në burg për ndertim kotecesh të paktën se gjynah.