Më shumë se gjysma e palmave në botë në rrezik zhdukjeje

Më shumë se një mijë lloje palmash janë në rrezik të zhdukjes, sipas një studimi.

Sipas BBC, shkencëtarët përdorën inteligjencën artificiale për të vlerësuar rreziqet për të gjithë familjen e palmave, nga pemët e larta deri te bimët ngjitëse.

Të dhënat japin një ide shumë më të mirë se sa dhe cilat lloje palmash janë nën kërcënim.

Palmat janë një familje e madhe bimore.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur biodiversitetin dhe që përfshin më shumë se një mijë specie palmash që tani e dimë se mund të kërcënohen”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Dr Sidonie Bellot e Kopshtit Botanik Mbretëror, Kew, Londër.

Ajo tha se nevojiteshin veprime për të ruajtur bimët në tokë dhe për të mbledhur më shumë të dhëna për to, gjë që nuk mund të bëhet pa njerëzit që jetojnë në rajonet ku rriten palmat dhe që përdorin palmat çdo ditë.

Dhe të dhënat e tyre sugjerojnë se më shumë se një mijë specie – pak më shumë se 50% e palmave, kërcënohen me zhdukje.

“Me këto parashikime ne mund të ndihmojmë për t’i dhënë përparësi aktivitetit të ruajtjes dhe për të synuar speciet me punë të mëtejshme konservuese në vendet ku ato janë më të rrezikuara”, ka theksuar Dr Steven Bachman, udhëheqësi i kërkimit në ekipin e vlerësimit dhe analizës së ruajtjes së Kew.

Ekipi ka caktuar Madagaskarin, Guinenë e Re, Filipinet, Hawaiin, Borneon, Xhamajkan, Vietnamin, Vanuatun, Kaledonia e Re dhe Sulawesin si rajone prioritare për ruajtjen e palmave.