‘Cigare kontrabandë’, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 37 vjeçar për kontrabandë cigaresh.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë, një rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Sekuestrohen steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
- S. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera".
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮♂️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮♂️🤝🙍♂️