E zë poshtë masivi i dheut teksa punonte, ndërron jetë shqiptari në Korfuz

Mëngjesin e ditës së sotëm, një shqiptar ka ndërruar jetë në ishullin e Korfuzit, në Greqi gjatë një aksidenti në punë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sidarit gjatë punimeve në një pishinë, teksa ndërtonin një kompleks hotelerie.

Sipas mediave greke shqiptar i moshës 50 vjeç, vdiq pasi u shtyp nga një masiv dheu. Edhe pse punëtori fatkeq është nxjerrë me shpejtësi nga zjarrfikësit, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.