Në prag të ndeshjes me Islandën, zbulohen sa bileta janë shitur deri më tani

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot në shtëpi me Islandën, me ndeshjen që do të startojë në orën 20:45.

Teksa jemi disa orë përpara nisjes, mësohet se janë shitur rreth 6 mijë bileta për këtë sfidë.

Pikat e shitjes janë në stadiumin “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, por edhe online në faqen e FSHF-së.

Çmimet fillonin nga 750 lekë të reja, deri në biletat VIP që arrijnë në 18 mijë lekë të reja.